Ali Cura
29 Nëntor 2018•Përditësim: 29 Nëntor 2018
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 1 dhjetor do të zhvillojë një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë ruse Ria, duke u bazuar në një burim të delegacionit rus në Argjentinë thuhet se gjatë Samitit të Liderëve të G20 që do të mbahet në Argjentinë, Putin do të zhvillojë një takim me presidentin Trump.
Njoftohet se takimi do të zhvillohet në një hotel në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires më 1 dhjetor në orën 15:30.