Ekip
29 Nëntor 2018•Përditësim: 29 Nëntor 2018
TBILISI (AA) - Komisioni Qendror Zgjedhor në Gjeorgji ka bërë të ditur se ish-ministrja e Punëve të Jashtme e lindur në Francë është zgjedhur për presidente të shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni njoftoi sot se pas 99,99 për qind të votave të numëruara, Salome Zurabishvili ka fituar rreth 60 për qind të votave ndërsa kundërkandidati i saj Grigol Vashadze ka marrë më pak se 40 për qind. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji u mbajt të mërkurën.
Zurabishvili garoi si e pavarur, por e mbështetur nga partia qeverisëse e Gjeorgjisë. Vashadze u mbështet nga një koalicion i forcave të opozitës.
Gjeorgjia, një vend me 4 milionë banorë në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit, kalon në rregullimin kushtetues të republikës parlamentare. Autorizimet presidenciale janë zvogëluar ndjeshëm dhe pas përfundimit të mandatit 6 vjeçar të presidentit të ri, krerët e ardhshëm të shtetit do të zgjidhen nga deputetët.