Sinan Doğan
29 Dhjetor 2021•Përditësim: 30 Dhjetor 2021
Meksika ekstradoi rreth 4.500 migrantë të parregullt në vendet e tyre këtë vit për shkak të përfshirjes së tyre në krime të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit meksikan, që në fillim të vitit janë nisur procedimet ndaj emigrantëve për të cilët është konstatuar të përfshirë në shumë krime, përfshirë vjedhje, kontrabandë droge dhe abuzime seksuale në zona të ndryshme të vendit.
Në deklaratën nga Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) i Ministrisë së Brendshme të Meksikës, raportohet se në vitin 2021 janë arrestuar 252 mijë emigrantë ndërsa 4.468 prej tyre janë dëbuar pasi janë konfirmuar si autorë të krimeve si vrasje, para të zeza dhe për trafik droge.
Në deklaratë theksohet se në mesin e emigrantëve ka edhe persona me urdhër kërkimi dhe se 320 persona u deportuan me kërkesë të vendit të tyre.