Ekip
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
MEXICO CITY (AA) - Autoritetet e Meksikës paralajmëruan procesin e ekstradimit të narkodilerit Joaquina "El Chapo" Guzman autoriteteve të SHBA-ve pasi të premten u arrestua dhe u kthye në paraburgim, raporton Anadolu Agency (AA).
Meksika verën e kaluar refuzoi ekstradimin e Guzman, por pas arrestimeve të reja të premten, prokurori vendosi të fillojë procedurën e ekstradimit të tij drejt SHBA-ve. SHBA-të e kërkojnë ekstradimin e Guzman për shkak të një sërë padish lidhur me trafikimin dhe shitjen e drogës në SHBA.Guzman do të ketë tri ditë afat për të parashtruar ankesë, ndërsa më pas 20 ditë të tregojë argumentet pse nuk duhet të ekstradohet në SHBA.