Mehmet Kemal Firik
11 Janar 2016•Përditësim: 12 Janar 2016
ADIS ABEBA (AA) - Si pasojë e fundosjes së një trageti i cili ishte duke bartur migrantët ilegal në ujërat e hapur pranë brigjeve të Somaliland-it, vend i cili njëanshëm ka shpallur pavarësinë nga Somalia, humbën jetën 122 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë të Somaliland-it, trageti ishte duke bartur migrantë ilegalë nga Etiopia, Eritrea dhe Somalia, nga Somalilandi në Jemen.