Zehra Ulucak
08 Gusht 2016•Përditësim: 09 Gusht 2016
MEKSIKË (AA) – Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe baltës në shtetet Pueblo dhe Veracruz të Meksikës që u shkaktua nga furtuna tropikale Earl, kanë humbur jetën 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i Mbrojtjes Civile Kombëtare Lusi Felipe Puente, në deklaratën për Foro TV, theksoi se numri më i madh i të vdekurve është shënuar në qytezën Huauchinango në shtetin Puebl, ku konkretisht kanë humbur jetën 25 persona.