Zuhal Demirci
10 Gusht 2016•Përditësim: 10 Gusht 2016
MEKSIKË (AA) – Njoftohet se është rritur në 48 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe baltës në shtetet Pueblo dhe Veracruz të Meksikës që u shkaktua nga stuhia tropikale Earl e cila vazhdon të jetë aktive në këto shtete, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i shtetit Puebla Rafael Moreno Valle deklaroi se janë gjetur trupat e pajetë të nëntë personave të tjerë, me çka numri i të vdekurve është rritur në 48.