Büşra Selvi Öğütcen
26 Qershor 2017•Përditësim: 27 Qershor 2017
XALAPA (AA) - Në rajonin Veracruz të Meksikës disa persona të armatosur kanë bastisur një restorant ku si pasojë kanë vrarë 11 persona nga të cilët 4 fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i rajonit Veracruz, Miguel Angel Yunes në një video të publikuar nga llogaria e tij të medias sociale ka njoftuar se në një restorant në qytetin Cardel janë vrarë 11 persona në mesin e të cilëve 4 fëmijë si dhe drejtori i policisë federale Camilo Castagne.
Duke i cilësuar "monstër dhe të ulët" autorët e krimit Yunes ka riktheksuar se do t'i qëndrojë premtimit të dhënë për të ndjekur krimin e organizuar në vend.
"Pavarësisht asaj që ndodh ne do të bëjmë gjithçka. Veracruz nuk do të jetë në robëri të këtyre kafshëve", tha Yunes.
Në një deklaratë të bërë në muajin mars pas gjetjes së 11 trupave për të cilët ishte përcaktuar se janë vrarë duke u torturuar, prefekti Yunes u shpreh se 70 përqind e vrasjeve në rajon shkaktohen nga konfliktet mes bandave të organizuara kriminale.
Gjithashtu në muajin mars në Veracuz brenda javës u nxorrën 297 kafka njerëzizh nga një varr masiv. Ndërsa brenda 6 vitesh në rajon bëhet e ditur se janë vrarë të paktën 11 gazetarë.