Sinan Doğan
13 Gusht 2021•Përditësim: 13 Gusht 2021
Në Meksikë e cila ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine pas Brazilit, në 24 orët e fundit nga virusi kanë humbur jetën 608 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 608 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 246.811.
Ndërkohë me 24.975 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.045.571 ndërsa numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.390.075.
Në këtë mënyrë është regjistruar shifra më lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë në vend ku numri i rasteve aktive ka tejkaluar 146 mijë.
Për shkak të rritjes me shpejtësi të numrit të rasteve në Meksikë, normat e kapaciteteve në kujdesin intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.
Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në vend mbi 40 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë dhe mbi 21 milionë dozën e dytë të vaksinës.
Sipas faqes së internetit "Worldometers", ku përpilohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e "vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve".