Zehra Nur Düz
13 Gusht 2021•Përditësim: 15 Gusht 2021
Gjashtë persona u vranë në një "incident serioz me armë zjarri" në jugperëndim të Mbretërisë së Bashkuar mbrëmë vonë, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Viktimat, përfshirë dy gra, dy burra dhe sulmuesi i dyshuar, vdiqën në vendin e ngjarjes në zonën Keyham të qytetit Plymouth, sipas Policisë së Devon dhe Cornwall.
Një grua tjetër mori trajtim në vendngjarje për plagët, por humbi jetën më vonë në spital.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Sulmi thuhet se nuk ishte i lidhur me terrorizmin.
"Incidenti në Plymouth është tronditës dhe mendimet e mia janë me të prekurit", tha ministrja e Brendshme britanike Priti Patel në Twitter.
Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin urdhrat e policisë dhe të lejojnë shërbimet e urgjencës të vazhdojnë me punën e tyre.