Haydar Hadi
24 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
MOSUL (AA) - Njoftohet se aeroporti ndërkombëtar i Mosulit në Irak është rimarrë nën kontroll nga forcat irakiane, pasi kontrollohej nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i policisë federale të Irakut, Raid Xhevdet në një deklaratë me shkrim ka konfirmuar se "Aeroporti ndërkombëtar i Mosulit është çliruar plotësisht. Forcat tona po përparojnë drejt lagjes Tajaran e cila është lagja e parë në perëndim të Mosulit."
Ndërsa në anën tjetër në një deklaratë me shkrim nga Rrjeti Mediatik i luftës të Komandës së Operacioneve në Mosul theksohet se është rimarrë edhe baza më e madhe ushtarake që DEASH-i kishte nën kontroll.
Ndër të tjera në deklaratë thuhet se në bazën ushtarake të rimarrë nga organizata terroriste DEASH është vendosur flamuri i Irakut.
Operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit nga DEASH-i ka nisur të hënën e javës së kaluar bashkë edhe me mbështetjen e dhënë nga forcat e koalicionit.