Ekip
07 Shtator 2019•Përditësim: 08 Shtator 2019
Presidenti i klubit të Barcelonës Josep Bartomeu konfirmoi se Lionel Messi do të ketë të drejtë të largohej nga klubi në fund të këtij sezoni, siç përcaktohet në kontratën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta spanjolle El Pais raportoi të enjten se kontrata aktuale e Messit me Barcelonën përfshin mundësinë e futbollistit të shkëlqyeshëm që të përfundojë në mënyrë të njëanshme qëndrimin e tij në verën e vitit 2020.
Presidenti i klubit Bartomeu tha të premten vonë se "Leo Messi ka një kontratë deri në vitin 2020-21, por para këtij sezoni të fundit lojtari mund të largohej nga Barça".
Bartomeu tha se është i sigurt se golashënuesi kryesor i klubit do të qëndrojë me ekipin "deri në vitin 2021 dhe më tej".
Messi, 32 vjeç, ka shënuar 603 gola në 687 ndeshje për Barcelonën që nga debutimi i tij në 2004. Ai ka ndihmuar klubin të fitojë 34 tituj, duke përfshirë katër trofe të Ligës së Kampioneve dhe 10 të ligës spanjolle.
Argjentinasi vazhdimisht është shprehur se është i lumtur tek klubi spanjoll.