Ekip
24 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
XHAKARTA (AA) – Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 55 trupa të pajetë nga anija e fundosur në fundjavë në afërsi të ishullit indonezian Sullawesi, ndërsa 20 persona rezultojnë si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë, Frans Barunga Mangera, i rajonit jugorë dhe perëndimorë të Sulawesit, tha se ekipet e kërkim-shpëtimit deri tani kanë gjetur 95 persona nga 118 sa ishin në momentin e fundosjes. Në mesin e personave të gjetur 40 janë të gjallë dhe 55 të vdekur.
"Shumicën e viktimave, 48 prej tyre, i kemi gjetur të mërkurën. Nga këto, 28 trupa i kemi gjetur në East Luw, 13 në ujërat pranë qytetit Palopo dhe shtatë në Gjirin Bone", tha Mangera.
Marina MK lundronte nga rajon Kolak, i cili ndodhet në juglindje të Sullawesit, drejt qytetit perëndimor ishullor Wajo. Megjithatë, të shtunën pasdite ata u ndeshën me erëra të forta që kanë shkaktuar valë të mëdha. Ekuipazhi njoftoi autoritetet e porteve se uji ka filluar të futet në anije.
Në disa pjesë të Indonezisë rrugët detare përdoren shumë si mënyrë për transportin e njerëzve dhe mallrave. Prandaj ndodhin aksidente të shpeshta të shkaktuara me fundosjen e anijeve dhe standardeve të dobëta të sigurisë.