25 shtator 2015•Përditësim: 25 shtator 2015
TEHERAN (AA) - Mijëra besimtarë iranianë marshuan pas namazit të Xhumasë në Teheran, duke protestuar kundër Arabisë Saudite për tragjedinë në Mina, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat erdhën një ditë pasi në malin Mina pranë Mekës, në një ikje në rrëmujë humbën jetën të paktën 753 haxhinjë. Protestuesit iranian mbajnë pankarta të zeza në të cilat shkruhej "Vdekje familjes Al-Saudi", që ka të bëjë me familjen mbretërore sunit që qeveris në Arabinë Saudite.
Në Iran, ku shumica e tyre janë muslimanë shiitë, pretendojnë se qeveria në Riad është përgjegjëse për tragjedinë që ndodhi dje, pasi sipas tyre ka një seri dështimesh në organizimin e Haxhit, e cila çdo vit mbledh miliona besimtarë.
Autoritetet iraniane kanë njoftuar se në këtë tragjedi kanë vdekur të paktën 131 qytetarë të Iranit, ndërsa 85 janë plagosur.