Gamze Türkoğlu Oğuz
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
JANGON (AA) – Dënohet me tre muaj burgim një gazetar në Mijanmar me akuzën për sulm ndaj policit, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokati Thein Than Oo njoftoi se punonjësi i BBC-së në shërbimin në birmanisht, Nay Myo Lin, është shpallur fajtor për sulm ndaj nëpunësit policor përderisa po ndiqte një protestë studentore.
Thein Than Oo e mbrojti klientin e tij duke thënë se ai po përpiqej ta ndihmonte një qytetar dhe se nuk e ka lënduar me qëllim policin, ndërkohë që bëri të ditur se do të apelojnë para organeve të drejtësisë.
Për shkak të këtij vendimi që e mori gjykata në Mandalay, avokati tha se “Ky vendim i gjykatës është i turpshëm”, duke potencuar më tej se policia nuk duhet trajtuar gazetarët sikur të jenë armiq.