Emel Öz Gözellik
08 Gusht 2016•Përditësim: 08 Gusht 2016
YANGON (AA) - Rritet në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga të cilët shumica janë fëmijë si pasojë e fruthit, sëmundje kjo e shfaqur që nga mesi i muajit korrik në veri të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet lokalë në Naga në kufi me Indinë kanë njoftuar se si pasojë e epidemisë në 5 fshatra është rritur në 41 numri i personave që kanë humbur jetën nga të cilët shumica janë fëmijë nën moshën 15 vjeç.