Muhammet Kurşun
22 nëntor 2021•Përditësim: 23 nëntor 2021
Ndotja e ajrit në Teheran, kryeqytetin e Iranit, ka shkaktuar vdekjen e 3.751 personave brenda një viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Departamentit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit, Abbas Shahsuni, ndau informacion për agjencinë e lajmeve studentore ISNA për problemet e shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Duke theksuar se vitin e kaluar në Teheran humbën jetën 3.751 persona për shkak të ndotjes së ajrit, Shahsuni tha se ky problem ndodh çdo vit dhe se ligji për ajër të pastër nuk zbatohet.
Shahsuni tha se makinat e vjetra dhe me naftë, motoçikletat dhe karburantet e tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Teheran.