Amina Zorniç
20 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) – Mijëra përkrahës të lëvizjes islamofobe PEGIDA (Evropianë Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit) mbrëmë u mblodhën në Dresden të Gjermanisë, njëkohësisht me kundërshtarët e lëvizjes së lartpërmendur të cilët protestuan disa metra larg prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Simpatizuesit e PEGIDA-s me pankarte kritikonin fluksin e refugjatëve në vend, ndërsa nga ana tjetër, kundërshtarët e lëvizjes brohorisnin në mbështetje për refugjatët.
PEGIDA me tubimin e mbrëmshëm njëherësh shënuan edhe përvjetorin e lëvizjes e cila është formuar gjatë vitit të kaluar në sheshin e madh në qendër të Dresdenit.