Mahmoud Barakat
29 Maj 2019•Përditësim: 30 Maj 2019
Një militant i lartë i kërkuar nga Egjipti është transferuar nga Libia në Kajro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, Hisham Ashmawi u arrestua nga forcat e bazuara në lindje të Libisë në fund të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Egjipt mëngjesin e sotëm.
Ish-oficer i Forcave Speciale, Ashmawi akuzohet nga Egjipti për orkestrimin e disa sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë.
Në vitin 2017, një gjykatë egjiptiane dënoi Ashmawi-n në lidhje me vrasjen e 22 ushtarëve në një sulm vdekjeprurës në jugperëndim të Egjiptit në vitin 2014.
Sipas mediave egjiptiane, Ashmawi është udhëheqës i grupit Al-Murabatin në qytetin Derna në lindje të Libisë.
Ashmawi thuhet se u largua nga Egjipti katër vjet më parë në prag të grusht shtetit të vitit 2013 kundër presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt dhe liderit të Vëllazërisë Muslimane, Mohamed Morsi.