Mohamed Sabry Emam Muhammed
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
KAJRO (AA) – Pesë policë u vranë gjatë një sulmi të militantëve në gadishullin e trazuar të Egjiptit, Sinai, tha të mërkurën vonë Ministria e Brendshme e Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga kjo ministri thuhet se një sulmues i paidentifikuar ka hapur zjarr në një pikë kontrolli të policisë.
“Pesë policë përfshirë tre oficerë mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me sulmuesit” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Egjiptit. Gjithashtu theksohet se gjatë sulmit kanë mbetur të plagosur edhe tre policë të tjerë.