Ali Semerci
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
SANË (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha se në Jemen janë shkatërruar dhe mbyllur një e katërta e kapaciteteve spitalore gjatë konfliktit në dhjetë muajt e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë theksohet se përveç shkatërrimit të objekteve, arsyet për mbylljen e 25 përqind të spitaleve në Jemen dhe të qendrave shëndetësore, qëndron në mungesën e pajisjeve mjekësore, ilaçeve, derivateve dhe stafit mjekësor.
Sipas OBSH-së në Jemen tani ka më shumë se gjysëm milioni gra shtatzëna dhe 14 milionë njerëz nuk kanë kujdesin e duhur shëndetësor. Sistemi shëndetësor është në kolaps absolut në qytetet që janë vatër e luftimeve të mëdha, si Taiz, Saada dhe Hixhxhe.