Satuk Buğra Kutlugün
02 Dhjetor 2019•Përditësim: 02 Dhjetor 2019
Ministri i Jashtëm i Omanit, Jussef bin Alawi sot në Teheran është takuar me ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, në vizitën e tij të tretë në vend në nëntë muajt e fundit.
Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Jashtme e Iranit, e cila nuk dha detaje në lidhje me takimin, bin Alawi dhe Zarif u takuan në Ministrinë e Jashtme në Teheran.
Vizita vlerësohet si një përpjekje tjetër për të lehtësuar tensionin amerikano-iranian, pasi Omani duke pasur lidhje miqësore me Teheranin dhe Washingtonin, është një nga vendet ndërmjetëse.
Që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1980, SHBA dhe Irani janë në një mosmarrëveshje për programin bërthamor dhe të raketave të Republikës Islame.
Të dielën, kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, tha se vendi mund të rishqyrtojë angazhimet e tij ndaj mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.
"Nëse evropianët përdorin mekanizmin shkaktues, Irani do të duhet të rishqyrtojë disa nga angazhimet e tij ndaj IAEA-së. Po ashtu ekziston i njëjti mekanizëm për këtë anë të marrëveshjes", tha Larijani në një konferencë për shtyp në Teheran.