Elena Teslova
19 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ka takuar Bashar al-Assad në kryeqytetin e Sirisë, bëjnë të ditur nga ministria ruse e mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vizita është realizuar me direktiva nga presidenti rus, Vladimir Putin, thuhet gjithashtu në njoftim.
Shoygu ka zhvilluar bisedë me Assad-in duke ia përcjellë atij porosinë e Putin-it.
Në njoftim thuhet se janë diskutuar siguria rajonale, zgjidhjet pas konfliktit, zgjerimi i shkallës së riatdhesimit të sirianëve dhe sigurimi i ndihmës humanitare për ta.
Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj protestave pro-demokratike.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), qindra mijëra civilë kanë humbur jetën dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur si pasojë e konfliktit.