Betül Yürük
03 Mars 2016•Përditësim: 04 Mars 2016
GJENEVË (AA) - Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura tha se marrëveshja për ndalimin e luftimeve në Siri në përgjithësi është zbatuar por se konfliktet vazhdojnë në Hama, Humus, Latakia dhe në disa vende të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).
De Mistura pas takimit të Grupit të punës për qasjen humanitare të Grupit Ndërkombëtarë Mbështetës për Sirinë (ISSG) në Gjenevë ai ka dhënë deklarata për gazetarët.
Ai thekson se që prej 6 ditësh po zbatohet marrëveshja për ndalimin luftimeve mes palëve në Siri.
"Dhuna në vend është reduktuar në masë të madhe. Marrëveshja për ndalimin e luftimeve në përgjithësi po zbatohet por fatkeqësisht në Hama, Humus, Latakia dhe në disa vende të Damaskut luftimet po vazhdojnë", tha ai.