Hasan Esen
03 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Është organizuar sot paneli me temë "Refugjatet dhe migrantet femra në BE" në Parlamentin Europian (PE). Në një fjalim të mbajtur në këtë panel Presidenti i PE-së, Martin Schulz, ka thënë se personat që vijnë shikohen më shumë si një kërcënim për BE-në dhe jo njerëz që largohen nga vendi i tyre duke lënë çdo gjë nga pas, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panelin në të cilin janë diskutuar tema si kushtet e jetesës në kampet dhe integrimi i të ardhurve Schulz u shpreh: "Njerëzit që vijnë tek ne janë ata të cilët kanë nevojë për ndihmë, ku shumica e tyre janë gra dhe fëmijë".
Duke nënvizuar faktin se pjesa më me nevojë e të ardhurve janë fëmijët dhe gratë dhe se në shumë raste shkelen edhe të drejtat më themelore të tyre, Schulz ka thënë se gratë që vijnë drejt vendeve të BE-së gjatë rrugës ngacmohen seksualisht dhe janë të ekspozuara ndaj trafiqeve njerëzore.