Fatih Erel
29 Korrik 2016•Përditësim: 30 Korrik 2016
GJENEVË (AA) – Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura i bëri thirrje Rusisë që ta lë në dorë të OKB-së detyrën e hapjes së korridoreve për evakuimin e civilëve dhe grupeve të armatosura në Halep, qytet i cili ndodhet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën për media të organizuar në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, de Mistura tha se “Rekomandimi për Rusinë është që hapja e korridoreve për të cilët është shprehur vullnet të hapen në Halep t’i lihet OKB-së".