Hasan Esen
29 Korrik 2016•Përditësim: 30 Korrik 2016
KOPENHAG (AA) - Në Danimarkë ku refugjatëve iu konfiskuan paratë dhe gjërat me vlerë tashmë kërkohet që refugjatëve muslimanë t'u ndalohet hyrja në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës kryetari i Partisë Popullore të Danimarkës, djathtiste ekstreme dhe anti-refugjate, Soren Espersen, në deklaratën për gazetën Berlingske në lidhje me sulmet e fundit në Evropë fajin ua hedhë muslimanëve. Ai potencoi se Danimarka ka nevojë për "afat".