İdris Okuducu
15 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
BAGDAT (AA) –Ministria e Emigracionit dhe Emigrantëve e Irakut njoftoi se pas vendosjes së sigurisë së plotë në pjesën lindore të Mosulit, rreth 200 mijë njerëz u kthyen në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ministrisë, Nevruz Settar, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se "Rreth 200 mijë civilë u kthyen në pjesën lindore të qendrës së Mosulit. Ky numër përbën 95 për qind të popullsisë në pjesën lindore".
Settar bëri të ditur se ende nuk kanë filluar kthimet në rajonet të rimarra nga organizata terroriste DEASH.
Ndërkaq, në rajonet "Lagjja Shifa" dhe "Qyteti i Vjetër" në pjesën perëndimore të Mosulit ende po vazhdojnë përleshjet e ashpra.
Forcat e Irakut në fund të muajit janar kishin marrë kontrollin në pjesën lindore të Mosullit, kurse duke filluar nga 19 shkurti kanë hyrë në aksion për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit.
Ministri i Emigracionit dhe i Emigrantëve, Jassem Al-Jaff dje në një deklaratë tha se operacioni për çlrimin e Mosulit nga DEASH-i ka filluar dhe që numri i civilëve që janë detyruar të zhvendosen nga vendi i tyre që nga 17 tetori ka arritur në 690 mijë.