Haydar Hadi
23 Qershor 2017•Përditësim: 23 Qershor 2017
BAGDAD (AA) –Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, tha se Mosuli do të çlirohet nga DEASH-i brenda disa ditësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për media Ibadi tha se “Çlirimi i plotë i Mosulit është çështje e një kohe të shkurtër. Ne brenda disa ditësh do ta çlirojmë tërësisht qytetin e Mosulit nga DEASH-i”.
Dule folur edhe për shkatërrimin me eksploziv të Xhamisë së Madhe, Al-Nur dhe minares së saj në Mosul nga DEASH-i, kryeministri Ibadi tha se pas çlirimit të këtij qyteti do të rindërtojnë të gjitha objektet historike të shkatërruara nga kjo organizatë.
Ndërkaq, lidhur me krizën mes të Katarit dhe disa shteteve të Gjirit, Ibadi tha se “Ne nuk do të marrim rolin ndërmjetësues në këtë krizë. Por ne po mundohemi që të gjejmë rrugë të pajtimit dhe të marrëveshjes në mes të shteteve në fjalë”.