Mahmoud Barakat
08 Janar 2019•Përditësim: 08 Janar 2019
RABAT (AA) – Forcat e sigurisë së Marokut kanë shkatërruar një celulë të dyshuar të DEASH-it në vendin e Afrikës së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të Marokut, thuhet se tre të dyshuar janë arrestuar për lidhje me grupin terrorist DEASH.
Të dyshuarit, të moshës 18 deri 31 vjeç, kishin qenë aktivë në qytetet e Nador dhe Driouch në Marokun verior.
Ministria tha se të dyshuarit po nxisnin mbështetje për DEASH-in dhe komplotonin për të kryer sulme terroriste në vend.
"Ky operacion konfirmon vazhdimin e kërcënimeve terroriste dhe insistimin e atyre që janë të obsesionuar me ideologjinë ekstremiste të DEASH-it", tha ministria.
Sipas shifrave zyrtare të fundit të publikuara në fund të vitit 2018, Maroku ka shkatërruar 183 celula terroriste që nga viti 2002.