Ekip
27 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
BAGDAD (AA) – Një nga udhëheqësit e organizatës terroriste DEASH është vrarë gjatë sulmeve ajrore në jug të Mosulit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat irakiane të sigurisë njoftuan se në kuadër të operacionit për çlirimin e Mosulit janë kryer goditje të ashpra ajrore në pozitat e terroristëve të DEASH-it në jug të qytetit verior irakian.
Në njoftim, të cilin e transmetoi portal irakian “Akhbar”, thuhet se gjatë sulmeve janë vrarë disa terroristë, në mesin e të cilëve edhe një komandant i DEASH-it.
Komandanti i vrarë është identifikuar si Abu Anas Ash-Shishani, ndërsa bëhet fjalë për terrorist me origjinë nga Çeçenia.
Forcat e bashkuara irakiane më 18 tetor filluan operacionin për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it, ndërsa mbështetje u ofrojnë edhe forcat ajrore të koalicionit ndërkombëtar të cilët në luftën kundër DEASH-it i kryeson Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak, ndërsa nën kontrollin e DEASH-it është nga vera e vitit 2014.