Övünç Kutlu
24 Nëntor 2017•Përditësim: 25 Nëntor 2017
NEW YORK (AA) – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar ethet e shopingut "E premtja e zezë" (Black Friday), një ditë pas festës kombëtare të Falënderimeve, apo ditët kur ndodhin uljet e mëdha të çmimeve, e cila çdo vit nxit ethet e shopingut në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse quhet "E premtja e zezë", si në vitet e mëparshme, ethet e shopingut fillojnë të enjten në mbrëmje.
Turma të mëdha u vërejtën në New Jersy, kur para dyqanit të zinxhirit më të madh amerikan Walmart u tubuan mijëra qytetarë, duke pritur dritën e gjelbër për të blerë, e cila ndodhi në ora 18 sipas kohës lokale.
Ngjashëm ishte edhe para dyerve të zinxhirit të dyqaneve të pajisjeve elektronike Best Buy, po ashtu në New Jersey, ku pavarësisht temperaturave shumë të ulëta natën e kaluan rreth 700 njerëz.
Për të përfituar nga ulja e madhe, amerikanët më së shumti kanë blerë TV, telefona të mençur, tabletë dhe pajisje të tjera elektronike dhe digjitale.
Federata Kombëtare e dyqaneve me pakicë (NRF) pret që gjatë fundjavës rreth 115 milionë qytetarë të SHBA-së të përfitojnë nga uljet e çmimeve për të blerë gjatë Ditës së Falënderimeve.
Shënimi i Ditës së Falënderimeve u miratua në vitin 1789 me rekomandimin e Presidentit amerikan George Washington ndërsa më pas edhe nga Kongresi.
Më vonë, në vitin 1941, presidenti Roosevelt nënshkroi një projekt-ligj me të cilin edhe zyrtarisht vendosi Ditën e Falënderimeve si festë që festohet e enjtja e fundit e nëntorit.