Burak Bir
29 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Dhjetor 2019
E Premtja e Zezë e sotme që shënon fillimin e sezonit të blerjeve të festave, po kalon nën zjarr për inkurajimin e konsumit dhe në këtë mënyrë çon në përdorimin e më shumë karburanteve fosile dhe dëmton mjedisin, raporton Anadolu Agency (AA).
E Premtja e Zezë, normalisht e enjtja e katërt e muajit nëntor është zbatuar që nga viti 1952 si fillimi i sezonit të blerjeve të festave amerikane.
Megjithatë, në vitet e fundit ajo u bë fenomen global, me zbritje të mëdha të ofruara për mallra të ndryshme, duke tërhequr qindra e miliona blerës.
Por, përveç kritikëve të materializimit, kjo ditë po ashtu kalon nën zjarr nga ambientalistët, pasi konsumimi i më shumë materialeve ushqen kërkesën në rritje për lëndët djegëse fosile dhe në këtë mënyrë dëmton më shumë mjedisin.
Sipas Ian Lamont Boyd, biolog në Universitetin e Skocisë në Shën Adrews, konsumi çon në nevojën për të pasur qasje në më shumë materiale themelore të cilat vetëm mund të minohen ose rriten dhe në të dy rastet lëndët djegëse fosile janë të nevojshme për të siguruar këto materiale.
“Konsumi i materialit po përshpejtohet dhe përderisa ne jemi duke zëvendësuar disa përdorime të karburanteve fosile me burime të energjisë së rinovueshme, ne nuk po ndërtojmë kapacitet të energjisë së rinovueshme aq shpejtë sa të ndalim një ngritje të vazhdueshme të konsumit të karburantit fosil dhe bashkë me këtë, prodhimin e gazrave serrë”, tha Boyd për AA.
Duke e quajtur këtë ditë “një pengesë tjetër, si shumë të tjera përmes ciklit vjetor të shitjes me pakicë”, Boyd tha se E Premtja e Zezë inkurajon konsumin e gjërave që njerëzve nuk u nevojiten dhe nuk i duan.
Duke theksuar se arritja e karbonit “neto-zero” është e vështirë pa ulur konsumin, Boyd theksoi se për të arritur progres drejt dekarbonizimit, zinxhirët e tërë të furnizimit duhet të dekarbonizohen.
“Nëse sistemet natyrore që kalojnë në tranzicion shtetëror mund të përdoren për të udhëhequr mendimin tonë se si do të preken ekonomitë dhe mënyrat e jetës sonë, atëherë duhet të presim një frekuencë të rritur të ngjarjeve ekstreme, përfshirë katastrofat që lidhen me klimën, të tilla si përmbytjet dhe valët e nxehtësisë”, paralajmëroi Boyd.
Kur fatkeqësitë e tilla rriten më shpejtë, shtoi ai, kjo mund të shkaktojë paqëndrueshmëri sociale dhe politike si dhe të nxisë tension gjeopolitik.
- Taksa për të frenuar përdorimin e karburantit fosil
Për të trajtuar problemin e konsumit dhe lëshimit të tepërt të karbonit, Boyd sugjeroi që qeveritë të vendosin një taks efektive duke përfshirë taksën e karbonit për të ulur konsumin.
“Kjo mund të prezantohet në një nivel modest, por të ngrihet gjatë dekadës së ardhshme për të penalizuar rëndë konsumin e karburanteve fosile dhe materiale të tjera potencialisht të dëmshme”, shtoi ai.
Të drejtuar nga shqetësime dhe qëllime të tilla, shumë ambientalistë do të bojkotojnë këtë ditë dhe sot më 29 nëntor ata do të marrin pjesë në një grevë globale të klimës në të botën.