Abdullah Aşıran
06 Tetor 2017•Përditësim: 06 Tetor 2017
AMSTERDAM (AA) - Në moshë 62-vjeçare ka ndërruar jetë kryetari i Bashkisë së Amsterdamit, Eberhard van der Laan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi me shkrim nga bashkia, van der Laan ndërroi jetë tetë muaj pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Van der Laan, anëtar i Partisë Laburiste (PVDA), dy javë më parë dha dorëheqje nga detyra për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Ai u zgjodh kryetar bashkie në vitin 2010.