Yasin Yağcı
12 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
DEN HAAG (AA) – Numri i refugjatëve të cilët vullnetarisht e kanë braktisur Holandën, krahasuar me të dhënat e vitit 2011, është rritur nga 18 në 31 përqind, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në dhjetë muajt e para të këtij viti është vendosur për deportimin e rreth 8 mijë refugjatëve. Gati gjysma e tyre vullnetarisht apo detyrimisht janë kthyer në vendin e origjinës.
Në Holandë që nga fillimi i këtij viti kanë hyrë më shumë se 40 mijë refugjatë, ndërsa Ministria në njoftimin paraprak theksoi se pret që deri në fund të vitit ky numër të jetë më i madh dhe të arrijë deri në 60 mijë.