Ekip
23 Shkurt 2016•Përditësim: 24 Shkurt 2016
AMSTERDAM (AA) - Një person ka humbur jetën dhe disa janë lënduar në aksidentin kur treni i pasagjerëve doli nga binarët në qytetin holandez, i cili gjatë kalimit hekurudhor kishte goditur vinçin hidraulik, njoftojnë mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aksidentin i cili ndodhi sot në mëngjes rreth orës 09:00, 135 kilometra nga Amsterdami, katër vagonë dolën nga binarët dhe u përmbysën.
Autoritetet lokale konfirmuan se një person ka vdekur dhe disa të tjerë u plagosën, por nuk dhanë më shumë informacione.
Kryetari i Dalfsen, Han Noten për mediat holandeze tha se në tren nuk kishte shumë udhëtarë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit të sotëm.