Doga Kirmizioglu
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Në moshë 95-vjeçare ndërroi jetë krijuesi i trofeut Kupa e Botës, Silvio Gazzaniga, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e FIFA-s bëhet e ditur se projektuesi me famë botërore Gazzaniga ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në qytetin e Milanos në Itali.
Kryetari i FIFA-s Gianni Infantino ka thënë se ndihet i pikëlluar me rastin e vdekjes së artistit italian.
“Ai ishte shpikësi i trofeut më të mirë që FIFA mund ta mendonte si çmim. Trofeu i Kupës së Botës do të ngelet simbol i veçantë për të gjithë lojtarët dhe futbolldashësit”, është shprehur Infantino.