Amina Zorniç
14 Prill 2016•Përditësim: 15 Prill 2016
SARAJEVË (AA) - Me nderimin, vendosjen e luleve dhe këndimin e lutjes së hatmes për ushtarët e rënë në varrezat e Dëshmorëve-Kovaçi në Sarajevë sot filloi shënimi i 11-vjetorit të regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) dhe 24-vjetorit të formimit të Ushtrisë së BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast në varrezat e Dëshmorëve të pranishme ishin shumë delegacione shtetërore, federale, kantonale dhe komunale, shoqata të veteranëve dhe shoqata të tjera qytetare dhe organizata të ndryshme, ku pas intonimit të himnit të BeH-së, vendosën lule në varrezat e Dëshmorëve-Kovaçi.
Në kuadër të programit fetar, pas vendosjes së luleve në varrin e presidentit të parë të Republikës së BeH-së dhe Komandantit Suprem të Ushtrisë së BeH-së, Alija Izetbegoviç lutja e hatmës u lexua nga stdentët e Myftinisë Ushtarake të Ministrisë e Mbrojtjes dhe studentët e medresesë Gazi Husrev-Beu.
"Falë angazhimit të guximshëm të pjesëtarëve të Armatës së BeH-së sot shteti ynë është unik", tha gjeneral-major Senad Mashoviç, Zëvendës Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura.
"Sot në Kovaçi dhe në varrezat tjera të Dëshmorëve në të gjithë vendin tonë shënojmë 24-vjetorin e formimit të Armatës së BeH-së, e cila me kontributin e saj ka siguruar mbijetesën e tërësisë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës. Sot ne kujtojmë, me pietet të lartë, të gjithë të vdekurit dhe të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë së BeH së", tha Mashoviç.