Ekip
30 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
PANAMA CITY (AA) – Ish-diktatori i Panamasë, Manuel Noriaga, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Një burim i afërt anonim njoftoi se Noriaga ka ndërruar jetë mbrëmë vonë, por nuk zbuloi shkakun e vdekjes. Vitin e kaluar u diagnostikua për tumor në tru, ku edhe pati ndërhyrje kirurgjikale.