Adem Şalvarcıoğlu
30 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
XHAKARTË (AA) – Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit ka dridhur ishullin indonezian Sulewasi, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS) bëri të ditur se mbrëmë në orën 21:35 është regjistruar një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 79 kilometra në juglindje të qytetit Palua, në thellësi prej 9.1 kilometra.
Agjencia nacionale për menaxhim me situata të krizave njoftoi se nga tërmeti në qytetin Posu janë lënduar tre persona, dhe janë dëmtuar një numër i madh i objekteve të banimit. Në rajonin e goditur nga tërmeti janë dërguar ekipe të shpëtimit.
Zyra indoneziane për meteorologji theksoi se pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe 14 dridhje, por u theksua se nuk ka rrezik nga cunami.
Pas tërmetit prej 9.1 sipas Rihterit më 26 dhjetor të vitit 2004, Indonezinë dhe vendet përreth i goditi cunami i cili shkaktoi vdekjen e 260 mijë personave.