Barış Seçkin
20 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
ROMË (AA) – Shkrimtari dhe intelektuali i madh italian, Umberto Eco mbrëmë vonë ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Është i njohur si shkrimtar, kritik letrar, eseist dhe filozof. Siç theksojnë mediat italiane Eco ka qenë aktiv me shkrimet e tij gjatë 50 viteve të fundit, ndërsa ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.
Romani i tij “Emri i Trëndafilit” i shkruar në vitin 1989 është i përkthyer në dhjetëra gjuhë, ndërsa bazuar në romanin në fjalë është bërë edhe një film.