Bedrudin Brlyavac
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
KOPENHAGË (AA) – Të dhënat e fundit tregojnë se numri i banorëve në Danimarkë që jetojnë vetëm asnjëherë nuk ka qenë më i madh, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për Statistika e Danimarkës tregoi se në këtë vend skandinav kurrë nuk ka qenë më i lartë numri i personave që jetojnë vetëm.
Sipas të dhënave të fundit, Danimarka momentalisht ka 1.6 milionë banorë që jetojnë vetëm, që nuk janë në lidhje të caktuar me ndonjë person tjetër.