Stipe Mayiç
19 Shkurt 2016•Përditësim: 20 Shkurt 2016
ZAGREB (AA) – Shoqata “Miq të Kafshëve” me një performancë në kafaz në sheshin kryesor të qytetit, sensibilizoi opinionin kroat për shfrytëzimin e lepurit, më konkretisht shfrytëzimin e lëkurës së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët kishin mundësi të futeshin në kafazin e improvizuar në të cilin ishte vendosur lepurushi “Çinçi” dhe për një çast të përjetojnë nga afër ndjenjën e kafshëve të cilat mirëmbahen për shfrytëzimin e lëkurës së tyre.
Kryetari i Shoqatës “Miq të Kafshëve”, Luka Oman, deklaroi se pret nga qeveria e re kroate të mos heq ndalesën për përkujdesje të kafshëve për lëkurë që u votua në vitin 2007.