Murat Demirci
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
NIKOSIA (AA) – Negociatat të cilat po zhvillohen nën monitorimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjetjen e zgjidhjes për problemin e Qipros, do të vazhdojnë më 7-11 nëntor në qytezën Mont Pelerin të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Misioni për Ndërmjetësim të Mirë pranë Forcave Paqeruejtese të OKB-së në Qipro, thuhet se kryetari i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı dhe lideri i pjesës greke Nikos Anastasiadis kanë marrë vendim që nën mbikëqyrjen e Këshilltarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide t’i vazhdojnë negociatat më 7-11 nëntor në qytezën Mont Pelerin në Zvicër.
Në deklaratë po ashtu thuhet se gjatë takimit do të fokusohen në temat në lidhje territorin dhe temat e tjera të pazgjidhura.