Elena Teslova
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
MOSKË (AA) - Gjenerali i Departamentit Federal për Ruajtjen dhe Shkatërrimin e Armëve Kimike në Rusi, Valery Kapashin, njoftoi se sasitë e mbetura të armëve kimike do të shkatërrohen deri në fund të vitit 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapashin në deklaratën e tij, theksoi se vendimi është marrë dhe miratuar ndërsa procesi i shkatërrimit do të vazhdojë dhe përfundojë deri në vitin 2017.