Dejan Maksimoviç
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Ndoshta duket çuditshëm, por para do kohe është zbuluar lloj i ri i peshkaqenit. Ai fshihet në thellësi të ujërave, ka lëkurë të zezë, por ndriçon në errësirë. Shkencëtarët që e zbuluan e emërtuan “ninja peshkaqeni ndriçues”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thekson një revistë shkencore “ninja peshkaqenin ndriçues” e zbuloi një ekip i qendrës hulumtuese të peshkaqenëve nga Moss Landinga në Kaliforni. Është zbuluar në Oqeanin Paqësor. Emri zyrtar në latinisht i këtij peshkaqeni është “Etmopterus benchleyi”.
Ky lloj i ri i peshkaqenit është i gjatë rreth gjysmë metri, ndërsa jeton në thellësi rreth 1.000 metra në afërsi të bregdetit të Oqeanit Paqësor në Amerikën Qendrore.
Vicky Vasquez, njëra nga studiueset që kanë gjetur peshkaqenin konsideron se kombinimi i tij i çuditshëm dhe ndriçimi mundëson pa mos u vërejtur t’u afrohet “viktimave” të tij.