Hasan Öymez
04 tetor 2016•Përditësim: 04 tetor 2016
KATMANDU (AA) - HASAN ÖYMEZ
Nepali gjendet në pritje të mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar për fshirjen e gjurmëve që tërmeti i cili ndodhi para një viti e gjysmë dhe e i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se tetë mijë personave ka lënë veçanërisht në trashëgiminë kulturore mijëra vjeçare.
Qytetarët e kryeqytetit Katmandu janë duke e vazhduar jetën në ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i cili ndodhi më 25 prill 2015 me intensitet prej 7.8 ballësh, ndërkohë që shfrytëzojnë vendet e punës që janë dëmtuar në masë të vogël dhe mesatare.
Si pasojë e tërmetit, në Nepal humbën jetën më shumë se tetë mijë persona, ndërsa më shumë se 19 mijë të tjerë u lënduan. Trashëgimia kulturore mijëra vjeçare e cila pësoi dëme, ndien nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për restaurim.
Edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë, qeveria e Nepalit ende nuk ka mundur ta përfundojë restaurimin e pasurive kulturore, në mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe disa nga tempujt më të rëndësishëm të historisë së Hinduizmit dhe Budizmit. Këto struktura të rëndësishme që kanë një të kaluar mijëra vjeçare, po mbahen në këmbë përmes masave paliative.