Mustafa Deveci
03 Shkurt 2019•Përditësim: 03 Shkurt 2019
KUDS (AA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në lidhje me testimin raketor me rreze të gjatë që Irani kreu dje tha se e dinë se çfarë po bën Teherani dhe se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu, ka mbajtur një konferencë për shtyp para takimit të kabinetit ku dhe ka bërë vlerësime në lidhje me zhvillimet rajonale.
"Kam një mesazh të qartë për tiranët në Iran. Ne dimë vendin dhe se çfarë po bëni. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapat e nevojshëm kundër Iranit për sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit", tha Netanyahu duke bërë të ditur se Irani ka shprehur qartë qëllimin e tij për të eliminuar Izraelin.
Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës nën bllokadë, Netanyahu tha se ata kanë filluar të ndërtojnë një mur në kufirin e Gazës me qëllim për të parandaluar kalimin e anës izraelite.
"Duhet ta bëj të qartë që nëse nuk ruhet paqja në Gaza, ne do të marrim një vendim edhe sikur të jemi në procesin zgjedhor dhe nuk të hezitojmë ta zbatojmë këtë vendim", tha Netanyahu duke frikësuar Hamasin dhe duke iu referuar ruajtjes së qetësisë në Rripin e Gazës.
Irani dje testoi raketën tokë-tokë me rreze prej 1.350 kilometrash të quajtur "Huveyze".