Mehmet Şah Yılmaz
03 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
SEUL (AA) - Në Korenë e Jugut nesër do të fillojë të festohet viti i ri, ndryshe njohur edhe "Seolnal", raporton Anadolu Agency (AA).
Viti i ri në vendin i cili bazohet në kalendarin hënor, këtë vit do të festohet mes datave 4-6 shkurt.
Gjatë kësaj feste jugokoreanët veshin kostumet tradicionale të quajtura "Hanbok", ndërsa mblidhen me familjarët dhe të afërmit e tyre.
Në mëngjesin e festës qytetarët e Koresë së Jugut me anë të një ceremonie të quajtur "Charye" përkujtojnë paraardhësit e tyre.
Pas ceremonisë anëtarët e familjes konsumojnë ushqimet e festës, ndërsa më pas vizitojnë varrezat.
Gjatë vizitave të bëra në afërmit dhe shokët, banorët e Koresë së Jugut luajnë vallet popullore si "Baduk", "Tuho", "Gonggi", "Jegichagi", "Yutnori".
Nga ana tjetër në kuadër të përgatitjeve të festës shumë qytetarë kanë mbushur dyqanet dhe tregjet për të blerë dhurata dhe stoli.
Gjithashtu kjo festë shkaktoi densitet në komunikacionin rrugor, për shkak të personave që dëshironin t'i vizitojnë familjet e tyre për këtë festë.
Presidenti i vendit, Moon Jae-in, nëpërmjet një mesazhi në Twitter uroi qytetarët e vendit për vitin e ri.