Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout
28 Prill 2021•Përditësim: 28 Prill 2021
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është pajtuar të emërojë Benny Gantz-in në krye të Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë e përkohshme që udhëheq vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria izraelite për mocionin do të votojë më vonë përmes telefonit.
Dje, Gjykata e Lartë e Izraelit pezulloi vendimin e qeverisë për të emëruar në portofolin e drejtësisë ministrin e Bashkëpunimit Rajonal, Ofir Akunis.
Vendimi i gjykatës erdhi pasi këshilltari ligjor i qeverisë, Avichai Mandelblit, tha se votimi i djeshëm për të emëruar Akunis-in ishte i paligjshëm.
Qeveria aktuale izraelite funksionon si një kujdestare që nga zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në muajin mars, derisa të formohet një kabinet i ri.